Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2023/24 në huazim te Fulhami.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e Chelseat, ku përmendet se 22-vjeçari ka pasur 19 paraqitje për “Blutë” këtë sezon dhe ka shënuar në fitoren e ekipit kundër Fulhamit në kuadër të Premier Ligës tetorin e vitit të kaluar, raporton Klankosova.tv.
Broja, që iu bashkua Chelseat si U-9, ka shënuar edhe në raundin e tretë të FA Cup kundër Preston North End në janar.
“Përfaqësuesi i Shqipërisë tani do të vazhdojë zhvillimin e tij në Premier League me fqinjët tanë të Londrës perëndimore”.
“Paq fat, Armando”, përfundoi njoftimi i Chelseat.
Edhe klubi i tij i ri e ka zyrtarizuar këtë kalim.
Fulhami ka treguar se Broja do të bartë numrin 9 në vazhdim të këtij sezoni. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.