Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Prokurori i Shtetit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që për qëllim ka forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
“Marrëveshja përcakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe procedurave standarde në shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepra penale, që janë identifikuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve audituese, të paraqitura nga Zyra Kombëtare e Auditimit tek Prokurori i Shtetit sipas Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.
Të dyja palët janë zotuar se do të avancojnë mënyrat e komunikimit, si dhe të shkëmbimit të të dhënave të cilat janë të nevojshme për zbatimin sa më efikas të kësaj marrëveshje.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.