11.09.2017 · përditësuar para 3246 dite1 min lexim
Ramush Haradinaj ka marrë vendimin e parë si kryeministër i Kosovës.
Ai vendim është shkarkimi i komisionit shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi të udhëhequr nga Murat Meha dhe propozimi që një komisioni të tillë ta formojë e udhëheqë profesori i Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi.
Ky vendim është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit, saktësisht nga zyra për komunikim publik, por me një gabim, apo huqje të vogël, që sigurisht është teknikE.
Në vend se data e njoftimit të ishte 11 shtator 2017, data ishte “11 shtator 20017”, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.