Lajmet e fundit

Sulmi i mbrëmshëm në të cilin u lëndua një serb nuk ishte incident i izoluar por veprim i planifikuar me qëllim të qartë për të prishur situatën delikate të sigurisë në Kosovë.
Kështu ka thënë e ashtuquajtura Zyre serbe për Kosovën në një deklaratë duke iu referuar sulmit ndaj një serbi që ndodhi mbrëmë në Mitrovicën Veriore,
Nga Zyra e Marko Gjuriqit thonë se është e domosdoshme që faktorë të tjerë të sigurisë në Kosovë, policia dhe misionet ndërkombëtare, të përforcojnë aktivitetet dhe të marrin masa parandaluese për të siguruar sigurinë e qytetarëve si dhe për të parandaluar dhunën, raporton Radio Kim, përcjellë Klan Kosova.