Lajmet e fundit

Shtëpisë së Shëndetit në Zveçan sot i është dhuruar një ambulancë mjekësore për transportimin e pacientëve, donacion ky i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën që udhëhiqet nga Marko Gjuriq.
Zëvendësdrejtori i kësaj zyre, Damjan Joviq, duke e dorëzuar automjetin tha që Serbia do të vazhdojë të mbështesë punën e institucioneve të saj në siç e quajti Kosovën "krahinë", me "theks në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor", transmeton Klan Kosova.