Lajmet e fundit

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së në kuadër të të cilës punojnë redaksitë në gjuhën shqipe, serbe e të tjera.
Gazetarët dhe mediat nuk duhet të jenë në shënjestër të asnjë konflikti të armatosur apo politik, ndërkaq sulmi i mbrëmshëm meriton dënimin më të zëshëm nga publiku dhe institucionet"
"Organizatorët dhe autorët e këtij sulmi duhet të identifikohen urgjentisht në mënyrë që atyre qëllimi i të cilëve është që të destabilizojnë situatën në Kosovë t`iu dërgohet një mesazh i qartë se ata që duan të destabilizojnë rajonin nuk kanë mbështetjen e elitës politike", thuhet në një deklaratarë të kësaj zyreje, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.