Lajmet e fundit

Poetja Zyra Ahmetaj ka ardhur për herë të parë në Prishtinë.
Me vete ajo solli veprën e saj artistike "Alfabeti Ynë", të cilën e promovoi të enjten para një salle të mbushur me mysafirë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Libri i Tropojanes po vlerësohet si pasurim i letërsisë për fëmijë, transmeton Klan Kosova.
Meqenëse autorja e librit qëndron në karrocë pas aksidentit që i kishte ndodhur 40 vjet më parë, mysafirët që e përcollën promovimin e librit të saj i shkuan afër për ta blerë librin dhe për ta marrë nënshkrimin e saj.
Pas librit "Fluturojnë Engjëjt", ky është libri i dytë i autores.
Storie nga Dafina Jegeni.