Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë shkurtimin e forcave ushtarake me 40 mijë trupa gjatë dy viteve të ardhshme.
Mediat amerikane raportojnë se gjatë kësaj kohe pritet edhe largimi i afro rreth 17 mijë punëtorëve civilë.
Ky plan parasheh që deri në vitin 2017 numri i trupave atje të arrijë në 450 mijë.
Ushtria amerikane kishte rreth 570 mijë trupa në vitin 2012 në kulmin e konflikteve në Irak dhe Afganistan.
Gati 10 mijë trupa ende mbeten në Afganistan, pas planet për një tërheqje graduale është shtyrë deri në vitin 2016.
Por, në kulmin e konflikteve në Irak dhe në Afganistan, në vitin 2012, ukjo ushtri numëronte reth 570 mijë trupa.
Ndërkaq, në Irak gjendet një personel ushtarak i përbërë nga rreth 3500 persona për të ndihmuar forcat irakiane në luftën kundër ISI-it
Personeli ushtarak i Amerikës do të arrijë në nivelin më të ulët që nga 1940, një vit para se ky vend të hynte në Luftën e Dytë Botërore, kur ushtria u shtua me rreth 270 mijë trupa aktivë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.