Zvicra ka barazuar me Skocinë me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së dytë në grupin A.
Të parët që kaluan në epërsi ishin skocezët në minutën e 13-të me McTominay, i cili shënoi nga jashtë zonës.
Ndërsa, Xherdan Shaqiri barazoi 13 minuta më vonë me një supergol të shënuar, e që u bë edhe lojtari i parë në histori duke shënuar në gjashtë turne të mëdhenj ndërkombëtar, njofton Klankosova.tv.
Zvicra shënoi sërish në minutën e 33-të me Ndoye, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në grupin A, Gjermania e ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa Zvicrës i duhet vetëm edhe një pikë pasi gjendet e dyta me katër pikë.
Në vendin e tretë është Skocia me një pikë dhe Hungaria e fundit me zero pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=34i55X1C1cs&t=3s
https://www.youtube.com/watch?v=pqsiOe-vOGg
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.