Lajmet e fundit
Sipas planit secili qytetar do të marrë një pagesë mujore të barabartë, pavarësisht nga rrethanat e tyre të kushteve ekonomike

Zvicra do të votojë nëse do të pranohet propozimi për të futur në ligj të ardhura të garantuara themelore për çdo qytetar.
Me anë të këtij votimi Zvicra bëhet vendi i parë sa i përket një propozimi të tillë, njofton Klan Kosova.
Diçka e tillë bënë që të rriturit të u paguhen të ardhura të pakushtëzuara mujore nëse ata punojnë apo jo.
Ndërkaq mbështetësit e kësaj ideje thonë se puna e shekullit 21 është gjithnjë e automatizuar me më pak vende pune në dispozicion për punëtorët, njofton Klan Kosova.
Por sondazhet tregojnë se vetëm një e katërta e votuesve zviceranë mbështesin këtë ide.
Deri tani ende asnjë shifër nuk është caktuar megjithatë ata që gjenden prapa këtij propozimi kanë sugjeruar të ardhura mujore prej 2.500 franga zvicerane për të rriturit ndërkaq për fëmijët 625 franga duke reflektuar koston e lartë të jetesës në Zvicër, njofton Klan Kosova.