Lajmet e fundit

Zvicra ka shënuar fitore ndaj Serbisë, me rezultat 3-2, duke u kualifikuar në fazën e nokautit.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Xherdan Shaqiri. Serbia u kthye në lojë për pak momente me Aleksander Mitroviqin dhe Dusan Vlahoviqin. Helvetikët u rikthyen duke e barazuar lojën para përfundimit të pjesës së parë, me Breel Embolon.
Në pjesën e dytë, Remo Freuler e kaloi për herë të dytë Zvicrën në epërsi, i cili ishte dhe rezultati përfundimtar.
Kështu Zvicra u kualifikua tutje, Serbia ec në shpi.
FT: Zvicër-Serbi 3-2
90+10 Ka përfunduar ndeshja me fitoren e Zvicrës.
90' Shtatë minuta
70' Loja vazhdon me ritëm të lartë. Rezultati akoma në favor të Zvicrës.
Statistikë: Shaqiri me rekord unik për gola, vetëm me Ronaldon shënuan në pesë turnet e fundit.
Vetëm dy lojtarë kanë arritur të shënojnë gol në pesë turnet e fundit, Xherdan Shaqiri dhe Cristiano Ronaldo.
https://twitter.com/i/status/1598771240088412161
46' Ka filluar pjesa e dytë.
45' Ka përfunduar pjesa e parë në mes Zvicrës dhe Serbisë me rezultat 2-2. Fillimisht në epërsi kaluan helvetikët me Xherdan Shaqirin. Serbia e barazoi rezultatin dhe kaloi në epërsi më pas. Zvicra më pas e barazoi rezultatin me Breel Embolon.
43' GOOOOOL. Zvicra e ka barazuar rezultatin me Breel Embolon.
https://twitter.com/i/status/1598765415400083458
36' Serbia kalon në epërsi.
26' Serbia barazon rezultatin.
20' GOOOOOOL. Xherdan Shaqiri ka kaluar në epërsi Zvicrën ndaj Serbisë.
https://twitter.com/i/status/1598762991780085760
13' Tjetër tentim nga Helvetikët, këtë herë provoi Ruben Vargas, por goditja e tij u bllokua.
10' Kanë kaluar dhjetë minuta nga fillimi i ndeshjes, deri më tani Zvicra e ka iniciativën, por jo me ndonjë rast konkret.
2' Granit Xhaka rrezikon portën e Serbisë, me dy tentime të shpejta, por dy gjuajtjet u bllokuan.
1' Ka filluar ndeshja në stadiumin "974", i cili është i stërmbushur.
19:45 Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë dalë në fushë, për t'u nxehur para fillimit të ndeshjes
19:25 - Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë s'lejohet në ndeshjen Zvicër - Serbi
Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është duke u lejuar që të futet brenda stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë.
Sipas gazetarit Arlind Sadiku, disa miq të tij e kanë informuar se në hyrje të stadiumit ua kanë marrë flamujt.
Formacionet zyrtare: