Lajmet e fundit

Populli zviceran i kanë dhënë një mbështetje të fortë ligjit që i autorizon përgjimet nga Agjencia e Inteligjencës
Ligji i ri lejon autoritetet që të përgjojnë telefonat, të gjurmojnë e-mailet dhe të vendosin kamera të fshehura.
Mbështetësit e këtij ligji janë shprehur se është pikërisht ky ligj që mundëson Zvicrën të jetë në hap me shtetet e tjera, transmeton Klan Kosova.
Derisa ata që kanë qenë kundër këtij ligji janë shprehur se ky ligj shkel të drejtat e njerëzve dhe vendos neutralitetin e Zvicrës në rrezik, duke kërkuar bashkëpunim më të afërt me shërbime sekrete të huaja.
Në votime, 65.5 % të votuese janë dakorduar me këtë ligj, që lejon Agjencinë Federale të Inteligjencës të vendosë të dyshuarit nën mbikëqyrje elektronike nëse autorizohet nga Gjykata.