Avokatja liberale Zuzana Caputova, ka fituar zgjedhjet presidenciale të shtunën, kështu duke u bërë Presidentja e parë e Sllovakisë.
Caputova e cila është pro Bashkimit Europian dhe vlerave liberale, gjatë fushatës së saj ka premtuar se do ta luftojë ashpër korrupsionin në vend, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan një vit pasi gazetari Jan Kuciak, i cili ishte duke hetuar rastet e mashtrimit të profilit të lartë në Sllovaki, u vra së bashku me të fejuarën e tij.
Kjo ngjarje ka detyruar ish-kryeministrin Robert Fico të japë dorëheqje gjatë vitit të kaluar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.