Lajmet e fundit

Nga nesër do të hyjnë në fuqi masat e qeverisë ku fillimisht qytetarët që nuk i ndërrojnë targat në RKS do të qortohen e pastaj, pas 21 nëntorit edhe të gjobiten.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbëresha Fazliu, po qëndron në Zubin Potok, ku ka njoftuar se gjendja atje për momentin është normale.
“Një pjesë e konsiderueshme e tyre thanë që nuk do t’i ndërrojnë targat siç është kërkuar nga qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Fazliu në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Do të thotë masa e re do të fillojë nga 1 nëntori ku të gjithë ata qytetarë që nuk i shndërrojnë targat në RKS do të qortohen e pastaj nga 21 nëntori e tutje do të gjobiten, ndërkaq në fund nga 21 prilli do t’u konfiskohen veturat”.
“Ne pamë edhe disa nga qytetarët të cilët ishin duke ardhur nga Serbia përmes pikës kufitare këtu në Bërnjak dhe na thanë që po, nëse u kërkohet ndoshta edhe do t’i ndërrojë targat. Targat do t’i kthejnë në RKS”.
“Ndërkohë, e gjithë zona ku kemi qenë deri tani është nën kontroll dhe gjithçka është në gjendje normale”.