Me duar në zemër po i bëjnë nderime simbolit të tyre kombëtar.
Nën flamurin kaltër e verdhë, presidenti Volodymyr Zelensky, së bashku me ushtarët dhe kolonelët më të lartë u mblodhën të shtunën në Kiev për të përkujtuar Ditën e Flamurit të Ukrainës.
Këtij që simbolizon qiellin e pastër dhe paqen i pari i shtetit i shtoi edhe kuptime të tjera.
Zelensky fjalimin e tij e vazhdoi me falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në mbrojtjen e vendit që drejton.
Ai bëri thirrje edhe për një minutë heshtje në nderim të të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për mbrojtjen e territorit të Ukrainës.
Zelensky pritej që të takohet me pushtuesin, Vlladimir Putin, por që siç thotë ukrainasi, rusi po bën çmos për të penguar planin i cili synon ndaljen e luftës.
https://www.youtube.com/watch?v=33x2hW_bJP8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.