Lajmet e fundit
Edis Kuraja: Sa do që e kisha një fizikus të fortë, ky është një segment shumë i vogël që t’i përballojë plagët. Unë nuk jam njeri i çeliktë dhe i pa vdekshëm, goditja nuk ka qenë në pjesën ku do të shkaktonte vdekjen time, por zoti më dha edhe një jetë. Zoti deshi që unë të jem ende pjesë e kësaj shoqërie dhe jam i lumtur për ketë gjithmonë duke e falënderuar atë.

KlanKosova: A ndjehesh sikur zoti të dha një mundësi të dytë për të jetuar, si e sheh jetën tani?
Edis Kuraja: “Sa do që e kisha një fizikus të fortë, ky është një segment shumë i vogël që t’i përballojë plagët. Unë nuk jam njeri i çeliktë dhe i pa vdekshëm, goditja nuk ka qenë në pjesën ku do të shkaktonte vdekjen time, por zoti më dha edhe një jetë. Zoti deshi që unë të jem ende pjesë e kësaj shoqërie dhe jam i lumtur për ketë, gjithmonë duke e falënderuar atë".
KlanKosova: Të ka mbetur ndonjë pasojë nga kjo goditje?
Edis Kuraja: “Edhe nëse si fizik dukem në rregull pasojat janë të pashmangshme. Pas gjendjes së komes që isha dhe pas gjithë atyre operimeve janë të pashmangshme pasojat, ato janë prezente. Tani më shumë po merrem me veten për t’u rikuperuar, për të qenë i njëjti i cili isha para aksidentit".
KlanKosova: Kanë qarkulluar fjalë për neglizhencën e mjekëve të QKUK-së, a ishte kjo pasojë e rënies në komë?
Edis Kuraja: “Për mjekët e QKUK-së janë organet kompetente që merren me këtë gjë, sa kam informata kanë filluar hetimet ndaj disa personave dhe nëse ekziston dyshimi i bazuar ateherë do të ngris aktakuzë".
KlanKosova: Pas aksidentit ku do ta shohim Edisin?
Edis Kuraja: “Përveç rehabilitimit që jam duke e bërë, mendoj t’i kthehem jetës normale që e kisha më parë. Dhe në fund dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët dhe shokët që kanë shprehur brengosje, vuajte dhe që janë lutur për shëndetin dhe jetën time. Posaqërisht për ata që më dhuruan gjak dhe që kanë marrë pjesë në organizimin e dërgimit për mjekim në spitalin Sistina".
klankosova.tv