Lajmet e fundit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në ora 14:00 ka paralajmëruar se në Selinë e partisë, do të mbajë konferencë për shtyp.
Rikujtojmë se dje skadoi afati që mandatari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të bëjë koalicion me partinë me më shumë deputetë të fituara në bllokun shqiptar BDI-në e Ali Ahmetit.
Zaev, paraprakisht ka deklaruar se pasi t’i skadojë afati, Gruevskit për formimin e Qeverisë, ai dhe partia e tij do të dalin me platformën e vet dhe me qëndrim rreth çështjeve të përbërjes së Qeverisë së re, shkruan Portalb.
Zaev tha se pret Gruevski të njoftoj se s’mund të formoj Qeverinë dhe ai dhe LSDM ta marrin mandatin për formimin e saj.
“Kemi plane edhe për të komentuar Platformën dhe do të dalim me qëndrim ditët në vijim, siç vjen fundi i mandatit të Gruevskit për përbërjen e Qeverisë. Partitë shqiptare publikuan Platformën me synim konkret, që mandatari Gruevski ta dëgjojë” shtoi më tej Zaev.
I pyetur për komentet në opinion se presidenti Gjorgje Ivanov mund t’ia jap mandatin sërish ndonjë përfaqësuesit tjetër të VMRO DPMNE-së, Zaev deklaroi se e respektojnë Kushtetutën e cili është e qartë, dhe i cili thotë se, Ivanov mandatin duhet t’ia jep partisë apo partive që do të vërtetojnë se mund të formojnë qeveri.