15.10.2017 · përditësuar para 3212 dite1 min lexim
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka njoftuar opinionin se janë fitues në 40 komuna nëpër gjithë vendin, shkruajnë mediat në Maqedoni
Sipas kësaj partie, në rrethin e parë kanë fituar edhe në Kratovë, Kriva Pallanka, Kumanovë, Krivogashtani dhe komuna tjera që më parë udhëhiqeshin nga OBRM-PDUKM-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.
Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Shkupin tha se kanë fituar në shumë komuna edhe në kryeqytet.
Ndërsa Zoran Zaev tha se këto vota janë dhuratë nga votuesit për reformat pozitive për katër muaj qeverisje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.