Lajmet e fundit

Janë disa gjëra që njerëzit bëjnë për dashurinë!
Por, Zooey Deschanel ka bërë një gjest të madh për bashkëshortin e saj Jacob Pechenik.
Në të kaluarën, aktorja gjithmonë ka refuzuar të identifikohet me ndonjë besim të veçantë. Deschanel, babai dhe nëna e të cilës janë katolikë ka thënë: “Familja ime është liberale. Unë jam e mësuar se mund të bëjë çfarëdo që mua më pëlqen”.
Por, para se të martohej me Jacob në qershor, nëna 35 vjeçare e Elsie-s 3 muajshe, ka shpallur një besim të ri. Zooey u konvertua në judaizëm për Jacobin, këtë e ka zbuluar një burim i afërt me Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
Çifti kanë mirëpritur fëmiun e tyre të parë së bashku në korrik. Muajin e kaluar, nëna e re e ka treguar emrin e vajzës së saj, Elsie Otter, në një intervistë për emisionin Today.