Lajmet e fundit

Juventus i ka hapur diskutimet me Manchester United-in për t’i siguruar shërbimet e Paul Pogbës, sipas raportimeve nga The Guardian.
Mesfushori francez u rikthye te Manchester United më 2016 pikërisht nga kampioni italian, mirëpo ka kohë që po spekulohet se tani mund ta bëjë një rikthim tjetër – kësaj radhe te Torino.
Përpos që do kampionin e botës, Juve thuhet se ka bërë ofertë edhe për organizatorin e lojës te Lazio, Sergej Milinkovic-Savic.