10.08.2015 · përditësuar para 3986 dite1 min lexim
Ajo është vetëm 23 vjecare dhe do të duhej të jetonte një jetë normale.
Por fatkeqësisht Stephanie Horner, nga Gateshead e Britanisë, është e detyruar të shtrihet në spital ngase ajo është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë.
Sindromi ‘’Vjelljet Ciklike’’ është sëmundja nga e cila Horner, vuan dhe i shkaktohet vjellja pothuajse pas çdo 20 minutash.
Zonja 23 vjecare, tashmë nuk mund të punojë, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e kështu ajo është referuar tek një specialist i cili edhe i diagnostifikoi sëmundjen e saj.
Stephanie qysh nga mosha 13 vjecare kishte simptomat e para të këtij sindromi të rrallë, e mjekët kishin mbetur të habitur duke mos ditur çpo ndodhte, pavarësisht vizitave mjeksore të shumta të saj, shkruan DailyMail, përcjellë Klan Kosova.
Kjo sëmundje i shkakton vjella të herpashershme të cilat mund të zgjasin nga tre ditë e deri në katër javë.
'' Unë sëmurem dhe vjellë çdo 20 minuta në ditë, pavarsisht kësaj që më ndodhë mua, unë mundohem të mos qajë, edhe pse periudha e të vjellave mund të zgjas me javë të tëra'' tha Horner.
Sindromi ‘’ Vjellja Ciklike’’ prek një në 300.000 fëmijë por vetëm një e pesta prej tyre përjetojnë diçka të tillë si në rastin e kësaj zonje, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.