Lajmet e fundit

Presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar të dielën që gruaja e tij, apo Zonja e Parë e ardhshme e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i tyre 10 vjeçar, Barron, nuk do të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë por do të vazhdojnë të jetojnë në New York.
Trump do të shkojë menjëherë në Shtëpinë e Bardhë mirëpo gruaja dhe djali i tij do të qëndrojnë në Manhattan derisa ai ta përfundojë shkollën, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Trump, Jason Miller, ka thënë se për një djalë 10 vjeçar është e ndjeshme që ta largojnë nga shkolla në mes të vitit shkollor.