Lajmet e fundit

Zonja e Parë e Sirisë ka refuzuar një marrëveshje përmes së cilës i ofrohej largimi i sigurt nga shteti në rrënim, me qellim që të qëndroj përkrah bashkëshortit të saj, transmeton Klan Kosova.
Asma al-Assad, ka treguar që ata të cilët i kanë ofruar shtëpi të re, kanë nënvlerësuar udhëheqjen e al-Assad.
Ndërsa gjatë një interviste për televizionin shtetëror, ajo ka refuzuar të tregoj kush ia ka bërë ofertën.
Znj Assad gjithashtu ka falënderuar Rusinë për përpjekjet e saj “fisnike” për të mbrojtur regjimin.
“Kam qëndruar këtu që nga fillimi dhe asnjëherë nuk kam menduar që të jem diku tjetër. Kam pasur mundësi që të largohem nga Siria, duke përfshirë edhe mbrojtje për mua dhe fëmijët e mi si dhe siguri financiare. Nuk ka nevoje të jesh gjeni që të kuptosh çka kanë dashur këta persona. Ishte një tentim për të rrëzuar besimin e popullit në presidentin’ ka thënë Asma al-Assad.
