Lajmet e fundit

Skanimet e trurit kanë treguar zonat që aktivizohet kur duhanpirësit, të alkoolizuarit apo të varurit nga droga mendojnë për veset e tyre.
Në qoftë se të varurit shohin imazhe të substancave ndaj të cilave kanë krijuar varësi stimulohet një pjesë përparme e trurit që lidhet me ndjenjën e kënaqësisë.
“Pikat e nxehta” në regjionin e përparëm të trurit janë të ndryshme për tre varësitë të cilat aktivizohet në momentin që të varurit kanë parë veset e tyre.
P.sh kur një duhanpirës ka parë një fotografi të një personi duke tymosur cigare, përderisa ata ishin duke mbajtur në dorë një laps.
Studiuesit amerikan shpresojnë se këto të gjetura mund të ndihmojnë në zbulimin e tretmanëve që mund të shuajnë lidhjet në këtë pjesë të trurit.
Terapi të ngjashme tashmë janë duke u përdorë për të trajtuar depresionin, me disa efekte anësore.
