Qeveria e Kosovës sot ka vendosur që Zona Ekonomike Amerikane të jetë e vendosur në Gjakovë, njofton Klan Kosova.
“Marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej duke sjellë biznese amerikane në Kosovë, të cilat kanë synim prodhimin dhe shërbimin për tregun Evropian me mbi 600 milionë banorë”, ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
“Gjakova shpejtë do të ketë edhe autostradën dhe aeroportin e vet në funksion të qytetarëve dhe bizneseve prodhuese në këtë rajon, duke e kompletuar kështu infrastrukturën e nevojshme për një zonë ekonomike të mirëfilltë e cila bëhet atraktive për bizneset amerikane”.
“Jam i lumtur që isha pjesë e proceseve të para në vitin 2013 për themelimin e zonave ekonomike në vend si Kryesues i Këshillit Kombëtar për Zonat Ekonomike, ku shpallem Gjakovën Zonë Ekonomike, mirëpo jam edhe më i lumtur që jam pjesë e Qeverisë që po e jetëson idenë e filluar kohë më pare”.
“Diaspora jonë në Amerikë do të luaj rol shumë të rëndësishëm në sjelljen e investimeve të para në vend”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.