Lajmet e fundit

“Zona e Sigurisë” që Turqia dhe SHBA-ja po e krijojnë në Siri, është një përpjekje e nga Ankaraja për t’i ndaluar Kurdët formimin e territorit të tyre, lideri i partisë pro-kurde të Turqisë i ka thënë për BBC.
Salahattin Demirtas, udhëheqësi politik i kurdëve të Turqisë deklaroi për BBC se sulmet turke ndaj militantëve të ISIS-it në kufirin me Sirinë po përdoren si mbulim për të bombarduar rebelët e PKK-së, që Ankaraja i quan terroristë.
“Turqia nuk ka ndërmend që të godasë ISIS-n me zonën e sigurisë. Shqetësimi i Turqisë është përpjekja e kurdëve sirianë për të ngritur brenda Sirisë një shtet autonom, ndaj zona e sigurisë është një propozim që synon të ndalojë kurdët nga realizimi i këtij objektivi dhe jo të luftojë ISIS-n”, deklaroi Demirtas.
Ai kërkosi si Nga Turqia dhe Partia Kurde e Punës – PKK të kthehen te procesi i paqes,shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ankaraja më herët ka deklaruar se sulmet e PKK-së në Turqi e kanë bërë të pamundshëm paqen.
Më herët, Presidenti Erdogan deklaroi se ishte e pamundur që të vazhdohej procesi i paqes me ata që “kërcënojnë unitetin kombëtar dhe vëllazërinë e qytetarëve turq”