Lajmet e fundit

Tryeza me e bollshme e vitit eshte pa dyshim ajo e Vitit te Ri. Te gjithe tundohemi nga ushqimet plot shije, embelsirat terheqese dhe mesatarisht shtojme 2-3kg nga te cilat 0,5kg nuk zbresin me! Ato kontribuojne ne shtim te konsiderueshem nder vite.
Per ata qe vuajne nga kolesteroli I larte, hipertensioni dhe diabeti, tryeza e Vitit te Ri mund te perbeje nje "zone te minuar". Le te shohim disa nga ushqimet te cilat kerkojne vemendje:
Nen lekuren e gjelit te detit akumulohet nje sasi e konsiderueshme yndyre te ngopur, kolesteroli dhe kripe. Ne vetem 30gr lekure gjenden 160kalori te cilat vijne nga yndyre e ngopur dhe 50mg kolesterol. Pervec ketij fakti, menyra e gatimit ka shume te beje me permbajtjen e lekures. Temperaturat e larta te gatimit mund te shkaktojne formimin e substancave kancerogjene.
Sherbejeni gjelin e detit pa lekure. Nese nuk e evitoni dot ne asnje menyre atehere perpara gatimit lyejeni me vaj ulliri ekstra te virgjer dhe mos e piqni ne temperatura shume te larta. blerinadiet.al