Lajmet e fundit

A kishte të drejtë apo jo Shpend Ahmeti për autobusët?
Kush thotë se ky është projekti kryesor në të cilin është ngulfatur për shumë kohë Qeveria e kryeqytetit?
Sa ka përparuar ekonomia e komunës në mandatin e Vetëvendosjes?
I përmbushi apo jo Shpend Ahmeti pritjet e votuesve?
Për çfarë tjetër pos autobusëve, kifleve e kungjave do të mbahet mend kryetari aktual?
Ku është e ardhmja e tij, në Vetëvendosje apo diku tjetër?
A është Ahmeti i vetmi politikan që mund të udhëheq suksesshëm një subjekt të ri politik?
Çfarë ka të vërteta në pretendimet se disa parti aktuale i kanë ofruar pozita të larta atij?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i merrni sonte, në Zonën e Debatit, ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përballet me një panel analistësh.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 21:00.