Lajmet e fundit
Liderët e Luginës së Preshevës e kanë artikuluar edhe një herë tjetër kërkesën e popullit të kësaj treve, siç thonë ata, për bashkim me Kosovën, duke mbështetur idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë

Pse shqiptarët e Luginës së Preshevës duan t’i bashkohen Kosovës? (07)
Si mendojnë ata se duhet të rrjedhë ky proces?
Çka do të fitonte Kosova nga kjo lëvizje kufijsh dhe çka do të humbte Lugina nëse ajo nuk ndodhë?
Sa kanë bërë për Luginën partitë politike kosovare? (16:36)
Si i shohin liderët e saj deklaratat e politikanëve kosovarë për ndryshimin e kufijve?
Çfarë duhet të jetë roli i Shqipërisë në këtë çështje?
Cila është kërkesa nga e cila nuk do të heqin dorë kurrë shqiptarët e Luginës?
Përgjigjet në këto dhe pyetje të tjera i japin sonte në Zona e Debatit, katër figura me peshë nga kjo trevë.
Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në ora 21.
Ndiqeni në Klan Kosova me fillim orën 21, qëndrimin e katër figurave me peshë nga kjo trevë.