Lajmet e fundit

Si e pa ministri i Sportit i Kosovës paraqitjen e kombëtares shqiptare në euro 2016?
A ka bërë gati dikasteri i tij ndonjë projekt surprizë me rastin e pjesëmarrjes së përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për botërorin Rusia 2018?
Ku do t'i luajë ekipi i Albert Bunjakit ndeshjet e saj si vendas?
Sa para ishin keqpërdorur për renovimin e stadiumit "Adem Jashari" në Mitrovicë dhe pse ky terren nuk përmbush ende kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s?
Kur do të rregullohet stadiumi i Prishtinës dhe a do të ketë një tjetër kësi projekti të madh në kryeqytet?
Çfarë janë raportet e ministrisë me komunën për projektet e mëdha në sport, por edhe kulturë?
Pse sivjet pati shumë më tepër para për sport e kulturë dhe nga ku u siguruan ato?
Cilat projekte nuk u realizuan dhe për çfarë arsye dështuan ato?
Përgjigjet në këto, por edhe në shumë pyetje tjera për politikën dhe raportet mes LDK-së e PDK-së dhe qeverisë e pushtetit, mund t'i mësoni sonte, në Zonën e Debatit, me mysafir zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe ministrin e Sportit e Kulturës, Kujtim Shala.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 21:00.