Lajmet e fundit
Kreu i socialistëve të Shqipërisë në Opinion do të flasë për krejt rrugëtimin parazgjedhor dhe panon e Shqipërisë nën drejtimin e tij - nëse i fiton zgjedhjet

Ka kohë që po e kërkon timonin.
E nëse do ta drejtojë Edi Rama Shqipërinë do të mësohet të dielën në mbrëmje, kur mbyllen vendvotimet.
Por sonte do ta kuptoni çka mendon lideri i socialistëve shqiptar si do të kalojë partia e tij në zgjedhje.
A pret ai të ketë telashe ditën kur qytetarët i drejtohen kutive të votimit?
Cili është mendimi i tij për Ilir Metën dhe LSI-në?
Çfarë mendon Rama për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor mes socialistëve dhe demokratëve?
Cili do të jetë fati i partive të vogla në Shqipëri?
Përgjigjet në këto pyetje, por edhe shumë të tjera, do t'i merrni sonte në ekranin e Klan Kosovës.
Termini i Zonës së Debatit i është liruar emisionit Opinion të Klanit të Shqipërisë.
Na ndiqni sonte, me fillim në orën 21:00!