Lajmet e fundit

Në emisionin Zona e Debatit të Baton Haxhiut sonte është diskutuar edhe për çështjen se a do të bëhet Hashim Thaçi president në vitin 2016.
Petrit Zogaj ka thënë se e kanë një dokument ku thuhet se Thaçi do të bëhet president.
“Nëse nuk bëhet atëherë do të duhet të bëhet një ridizajnim i marrëveshjes së koalicionit. Haradinaj është manipuluar edhe nga PDK edhe LDK, kështu që Haradinaj do të kalkulojë të gjitha opsionet dhe nuk do të hyjë në koalicion si patericë e Thaçit”.
Ndërsa Dardan Gashi ka thënë se Thaçi nuk do të kandidojë sidomos pas situatës së krijuar.
“Ai ka menduar të kandidojë kur Kosova ka qenë në ujëra më të qetë. Situata e brendshme brenda PDK-së besoj se nuk do ta lejojë Thaçin që të kandidoj. Ka shumë arsye që Thaçi të mos kandidojë”.
Profesor Rrahman Paçarizi ka thënë se Thaçi do të kandidoj për postin e presidentit.
“Por ai do të provojë që të ketë edhe forca tjera politike në rreth”.
Ndërsa Kërquki ka thënë se situata është e komplikuar.
“Për herë të parë LDK e ka kryeministrin dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të lumtur. Mendoj se zgjidhja e një kandidati konsensual do të ishte më e mira”.