Lajmet e fundit

Sonte në emisionin Zona B, do të jetë i ftuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili do të jetë përballë analistëve të këtij emisioni.
A janë marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë në nivelin më të ulët?
Kush po ndikon që raportet mes dy shteteve të shqiptarëve të përkeqësohen?
A janë debatet e fundit punë e kotë e disa të dëshpruarve në të dyja vendet apo ka dicka të vërtetë në krejt këtë muhabet?
Cili është qëndrimi zyrtar i politikës në Prishtinë, lidhur me debatin e panevojshëm shqiptaro-kosovar?
Si mund të qetësohet opinioni në të dyja anët se asgjë serioze nuk do të ndodh?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, në përballje me analistë e Zona B.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 20:55.