Lajmet e fundit

Cili është shtegu i PDK-së, e cili i LDK-së drejt zgjidhjes finale me Serbinë?
Sa janë unike brenda sojit këto dy parti në qëndrimet e tyre krahas këtij procesi?
A puqen diku, apo janë ndarë, si në bifurkacion, rrugët e PDK-së dhe LDK-së për këtë çështje?
Pse partitë politike e kundërshtojnë pa zgjidhje idenë e Hashim Thaçit për korrigjim kufiri me Serbinë?
Çka do të ndodhë me rezolutën kundër këtij korrigjimi, e çka me atë për?
A janë të dyja në kundërshtim me kushtetutën?
Cili mund të jetë fati dhe cilët emra të Ekipit Negociator po i pengojnë opozitës?
Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në ora 21:00, përballjen e dy zyrtarëve të lartë të këtyre partive.
Uran Ismaili dhe Arben Gashi nxjerrin sheshit dallimet dhe afritë mes dy kampeve ekskluzivisht në Zona B.