Lajmet e fundit

Çfarë planesh qeverisëse po bën Ramush Haradinaj, nga e shtuna e këndej?
Kë e thirri, e kë tjetër po bën plane ta kontaktojë ai, për një koalicion të mundshëm?
Çfarë sinjalesh po i vijnë nga LDK, e çfarë nga Vetëvendosje?
A ka në plan kandidati i koalicion PAN për kryeministër, të negociojë, në mënyrë individuale, me deputetë të subjekteve tjera?
Kujt ia ka vënë ai syrin dhe kush mund t'i bashkohet nga LDK, AKR e Vetëvendosje?
Sa po i ndihmon Kadri Veseli në bindjen e subjekteve, ose deputetëve tjerë, për t'iu bashkuar një qeverie Haradinaj?
A do t'i mbetet besnik ai liderit të PDK-së, që para fushatës sakrifikoi duke ia ofruar postin e kryeministrit në koalicionin PAN?
Cilat janë gjasat që lideri i AAK-së të shkëputet nga PDK-ja, për të bërë një qeveri tjetër, me Vetëvendosje e LDK?
Si i përgjigjet ai kritikave që thonë se Haradinaj nuk duhet të rrezikojë e ta bëjë një Qeveri me vetëm 61 ose 62 vota?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep vetë lideri i AAK-së, në një intervistë ekskluzive për Zona B.
Ndiqeni, në Klan Kosova, sonte nga ora 20 e 55!