Lajmet e fundit

Emisioni Zona B në Klan Kosova sapo ka nisur me format të ri.
Në vend të një, ky shou, që transmetohet çdo të hënë, të martë e të mërkurë, do të ketë dy mysafirë.
Ata nuk do të jenë politikanë e as protagonistë ngjarjesh e zhvillimesh, por analistë që flasin për temën kryesore të ditës.
Astrit Gashi nga Gazeta Blic dhe Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, do të jenë mysafirët e Baton Haxhiut sonte për tu pasuar nesër nga ish-gazetarët, Dardan Gashi dhe Ilir Mirena.
Tema që e ka nisur formatin e ri të Zonës B sonte është debati për kishën ortodokse në kampusin universitar të Prishtinës dhe marrja, tashti, me të kaluarën e pakëndshme.