Lajmet e fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të mos rrihet gjoks për të kaluarën, por të punohet për të ardhmen. Ndër të tjera ai e ka treguar, sipas tij, datën e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhavit Haliti, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe UÇK-së, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për rrugëtimin e tij deri sot.
Haliti ka kërkuar që të punohet për të ardhmen dhe të mos rrihet gjoks për ngjarjet e të shkuarës, njofton Klan Kosova.
"Nuk është koha të rrahim gjoks. Është koha që të jemi objektiv dhe të merremi më të ardhmen".
"Nëse dikush dëshiron të krijojë histori pa qenë pjesë e historisë nuk mund ta bëjnë".
"Ka pasur një strukturë shumë të organizuar politikë që e ka mbështet dhe e ka organizuar UÇK-në".
Ai po ashtu ka treguar edhe për datën e saktë - sipas tij - të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
"Ka një datë të themelimit dhe nuk ka dëgjuar kurrë askush më herët për një organizim të tillë para asaj date: kjo datë është 17 nëntori 1994". /klankosova.tv