Lajmet e fundit

Aktori, Jeton Zogiani ka thënë se statusi i Boiken Abazit të Vetëvendosjes, ku në një pjesë thotë “kush mendon se ka për "Nënë Kosovën", duhet ta ketë të qartë që për “babë” ka Serbinë”, ka thënë se nuk ishte diçka e thënë me satirë, njofton Klan Kosova.
“Pozita e Kosovës dhe situata e Shqipërisë, në këto pozita, këto sjellje, këto kacafytje lokale nuk na bëjnë hajr, e më së paku Boikenit i hyn në punë me u marr me këtë punë.”
“Le të merret me punët organizative të VV, e mos të merret me këtë çështje.”
“Ai po i fut benzinë zjarrit, pse situata është e tillë, një pjesë të fajit e bart Shqipëria”, ka thënë Zogiani në Infomagazine.
“ Në periudha të caktuara, Shqipëria nuk e ka bërë atë që është dashur të bëhet, mendoj që ndjenja e përkohshmërisë në këtë shtet duhet të mbyllet përgjithmonë.”
“Jemi në situatë ku si dy shtete që synim kemi BE-në, duhet të punojmë për këto dy shtete, të takohemi atje ku kemi synim të përbashkët.”
“Do të insistoj te fëmijët e mi që të u heqë ndjenjën e përkohshmërisë.”
“Mu më intereson me ditë formën se si duan të bashkojnë Shqipërinë dhe Kosovën.”
“Unë jam pro bashkimit në BE, sepse mendoj që askush nuk ka penguar që të bëjmë një zhvillim të përbashkët ekonomik.”
“Këtu është një fakt i pamohueshëm që në këtë proces nuk pyetemi, sepse aksionarë të pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Zogiani.