Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, e ka quajtur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin frikacak dhe ka kërkuar nga ai që të mos flas për trimëri, njofton Klan Kosova.
“Visar Ymeri me fol për trimëri është vështirë të dëgjohet”, ka thënë Zogaj.
“Unë mendoj se Visar Ymeri është frikacak, sepse kur ishte koha ai s’ka qenë këtu (në Kosovë) hiç”.
“Mos na mbajë ligjërata të trimërisë se nga frikacaku ka veç sherr”, tha Zogaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.