Lajmet e fundit

Në Info Magazinën e së hënës, i ftuar për të debatuar për temën nëse UNMIK- u, mund të kethehet në Kosovës ishte analisti Petrit Zogaj.
Ndërkaq Zogaj tha:
''E para e punës, kjo çështje duhet të kontekstualizohet. Eulex ka ardhur në Kosovë pas një ujdie. Vendosja e Eulex është vonuar përderisa OKB nuk e ka prezantuar atë plan".
''Ka qenë një iniciativë e OKB, është dashur të jepet leje për ta vendosur një mision ndëkrombëtar, sepse ka një konsesus të madh në raport me Kosovën".
''Nuk jam i bindur që Eulex do të shkojë do të ketë luftë për kompetenca këtu në mes EULEX dhe UNMIK-ut'.'
''Nuk është që UNMIK-u ka qenë i larguar ndonjëherë, ai ka pasë prezencë në anën veriore''.
''Kryeministri Mustafa ka pritur shefin e UNMIK-ut që do të thotë nëse kryeministri e pret një shef neutral, e ka pritur në disa takime zyrtare, është sinjal i qartë se ky mund të jetë partner në vend'.'
''Kanë qenë shefat e UNMIK-ut ata që kanë bërë takime me zyrtarë të lartë edhe me Serbinë".
''Ajo është luftë direkte diplomatike e Rusisë në këtë rast".