Lajmet e fundit

Analisti politik Petrit Zogaj, e ka cilësuar si befasuese fitoren e kandidatit presidencial Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në emisionin Zona e B në Klan Kosova, Zogaj u shpreh se Trump përdori mjaft mirë mediat në favor të tij. Ai gjithashtu tha se mediumet vizive e të shkruara në SHBA, nuk patën të drejtë me parashikimet që dhanë për fituesin e këtyre zgjedhjeve.
“Është mirë edhe mediat të gabojnë ndonjëherë, si në rastin e Trump. Donald Trump dhe kampanja e tij ka dashur t’i përdor mediat dhe këtë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ai thotë se në rastin e zgjedhjeve, nuk mund të bëhen përllogaritje matematikore për shkak se politika s’ka të bëjë me këtë fushë.
“Politika nuk është matematikë, ku njerëzit e sondazheve mund të parashikojnë gjithçka. Por ai i ka përmbys gjitha parashikimet standarde, sikur te ne, që dihet se kush do të dalë triumfues në fund”, ka përfunduar Zoga.