Analisti dhe drejtori i FOL, Petrit Zogaj në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se premtimet e fundit të presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi nuk është e lehtë të besohen.
"Nuk e di sa mund t'i përmbahet premtimeve të veta Hashim Thaçi".
Zogaj ka thënë se Thaçi do t'i shfrytëzojë në maksimum kompetencat që ia jep Kushtetuta e Kosovës, ndërsa ka theksuar se ai mund të kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës nëse në një moment ia kërkojnë nostalgjikët e partisë, njofton Klan Kosova.
"Ndoshta diskutimi e ka vënë në telash Thaçin, të cilin e pensionuam ne, por ai është president i vendit, me rreth 30 kompenenca që ia jep Kushtetuta e Kosovës, të cilat besoj që ai do t'i maksimalizojë të gjitha".
"Besoj që në një moment kur Thaçi potencialisht e sheh që Kadri Veseli nuk është i mjaftueshëm për partinë, nëse nostaligjikët e ftojnë, nuk besoj që do ta ketë të vështirë që fjalinë "nuk do të kthehem" ta ndërrojë në "do të kthehem"".
Ai më tutje ka vënë theksin tek roli i ish liderit të PDK-së në qeveri dhe në partinë më të madhe në vend, duke përmendur edhe takimet e Thaçit nëpër Kosovë, mbi të cilat ka kërkuar të hidhet dritë, nëse janë me struktura të partisë, apo me qytetarë të zakonshëm, njofton Klan Kosova.
"Thaci si president, duke tentuar ta marrë edhe një pallat presidencial, do të jetë hije e Isa Mustafës dhe Kadri Veselit në të ardhmen. Ai ka pasur shumë më tepër ndikim në qeveri se Isa Mustafa".
"Është interesant të dihet se cilat struktura po i organizojnë takimet e Thaçit nëpër komuna".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.