Lajmet e fundit

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka thënë se nëse PAN dështon që ta formojë qeverinë këtë të enjte atëherë ky koalicion do ta humbte momentumin dhe se të tjerët mund të kenë një lloj shumice në kuvend, njofton Klan Kosova.
Për më tepër, ai në Edicionin Special të Klan Kosovës për seanvën konstituive tha se vonesa e deputetëve të koalicionit PAN këtë seancë tregon që ky koalicion ka probleme dhe se nuk janë të sigurt që mund të shkojë kandidatura e tyre.
Sa i përket Listës Serbe, ai tha se kjo listë ka pasur një përvojë të hidhur nga qeveria e kaluar dhe kësaj radhe dëshiron që të sigurohet se do të implementohen objektivat e tyre dhe që t’i çojnë përpara interesat e tyre përmes qeverisë së re.