04.12.2015 · përditësuar para 3893 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vazhdon të jetë i barrikaduar në qëndrimet e tij dhe oferta për Opozitën është shumë e vonuar tashmë, ka thënë Petrit Zogaj, drejtues i Lëvizjes FOL dhe njohës i çështjeve politike.
Ai ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se tashmë Opozita është e lënduar dhe ka njerëz të arrestuar.
“Isa Mustafa do të duhej të ishte i gatshëm që para nënshkrimit të marrëveshjeve që të dialogojë me Opozitën”.
“Para se të nënshkruhej marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi është dashur të diskutohet gjerë e gjatë në Kuvend, të analizohen hartat topografike e të thuhen argumentet e pastaj të merret vendimi për nënshkrim”.
“Nuk më duket ofertë kjo thirrje e Isa Mustafës për shkak se kjo ofertë ishte e vonuar dhe Opozita tani është e lënduar dhe i ka deputetët nëpër burgje”.
“Është problematike që në një vend që u bë sinonim i gazit, në këtë mënyrë të ftohet për dialog. Cili është qëllimi i Isa Mustafës kur thotë se nga marrëveshjet nuk heqë dorë? Qëndrimi i tij është i njëjtë si i opozitës, i barrikaduar”, tha Zogaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.