Lajmet e fundit

Analisti politik Petrit Zogaj ka thënë se do të ishte shumë e çuditshme sikur të arrinin marrëveshje për koalicion parazgjedhor, AAK, NISMA dhe AKR, njofton Klan Kosova.
Ai në “Zona B” thotë se profili i këtyre partive është i dobët për shkak të liderëve të tyre.
Zogaj përmend se cili do të duhej të ishte koalicioni që do të duhej të nënshkruhej.
“Ka mbet vetëm një gjë pa u provuar deri tash, koalicioni PDK – Vetëvendosje”.
“Është provuar gjithçka dhe pse mos të provohet edhe ky koalicioni i fundit”.
“Nuk do të habitesha nëse do të ndodhte edhe një marrëveshje e tillë”, ka thënë Zogaj.
Kurse për marrëveshjen Haradinaj-Limaj-Pacolli ka thënë se nuk kanë dallime ideologjike.
“Nuk po e kuptoj pse po bëhen bashkë ndoshta për shkak se në pranverën tjetër do të ketë zgjedhje”.
“Është një keqlexim në fuqinë financiare të Pacollit meqë ai ka një pasuri sigurisht do ta përdorë që atë parti ta kthejë në vota”.
“Kjo nuk ka funksionuar para dy ose tre viteve. Mund të ndodhë një herë kur hyn në zgjedhje por jo të përsëritet nga ana e Pacollit”.
“Një keqlexim në opinionin publik. Është një keqlexim i Pacollit me fuqinë politike të Limaj dhe Haradinaj këta njerëz kanë pasur një pushtet që nuk është rritur”.
“Haradinaj ka marrë një përqindje të votave të cilën asnjëherë nuk e ka dyfishuar. Edhe Limaj për herë të parë ka marrë shumë vota por nuk e besoj që fuqia e tij politike është fuqi e 2014-ës”, ka përfunduar Zogaj.