Lajmet e fundit

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se sot pasdite është intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.
Sipas tij, ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat komuna si qeverisje i ka trashëguar nga qeverisja e kaluar, raporton Klan Kosova.
“Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës. Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në Facebook.