Lajmet e fundit

Aktorja Zoe Saldana është fotografuar duke dal jashtë një studio të vallëzimit bashkë me burrin e saj, Marco Perego.
Por ajo që është vënë re më së shumti është puthja pasiononte e tyre, transmeton Klan Kosova.
Si duket Saldana është përkushtuar shumë ndaj vallëzimit sepse një ditë më parë ajo e ka postuar një video në Instagram ku shihet duke vallëzuar.
Ajo poshtë videos kishte shkruar se diçka e bukur është duke ardhur.
Zoe dhe Marco janë martuar në qershor të vitit 2013 dhe kanë dy binjakë, Bowie Ezio dhe Cy Aridio në nëntor të vitit 2014-të.
Ajo që është përfolur shumë është se Marco ka marr mbiemrin e Zoe dhe kur është pyetur se pse e ka bërë këtë gjë ai ishte shprehur se “Duhet ridefinuar termi i burrërisë”.