Zoë Kravitz dhe Karl Glusman janë akoma ‘zogj të dashuruar’, edhe një muaj pas dasmës së tyre në Paris.
Çifti e ka kurorëzuar dashurinë e tyre në fund të muajit qershor, pas tre vjetësh lidhje dashurie.
Glusman ka postuar një fotografi në Instagram ku e ka shfaqur xhaketën e lëkurës të dizajnuar enkas për të ku e ka portretin e nuses së tij.
“Besoj se fati jonë ishte shkruar shumë më herët para se ne të takoheshim. Karl + Zoë, gjithmonë bashkë në pernëdim të diellit”, ka shkruar aktori 31 vjeçar i “Nocturnal Animals”.
Xhaketa e lëkurës ka të vizatuar prapa një zemër të madhe të mbushur me re, dy trëndafila të kuq në qoshet e zemrës, ndërsa në mes është portreti i 30 vjeçares Kravitz. Në fund të xhaketës shkruan “Të sapomartuar”.
Të njëjtën xhaketë e ka edhe Zoë Kravitz me portretin e burrit të saj.
Në një koment më poshtë, Glusman e ka bërë ‘tagg’ Samantha Urbani duke treguar kështu se ajo është artistja që i ka personalizuar xhaketat e çiftit.
https://www.instagram.com/p/B0kHyF5Dwae/
Aktorja e “Big Little Lies” di si ta veshë edhe xhaketën e lëkurës me stil.
Ajo e ka kombinuar atë me vathët Marco Bicego “Unico Africa Bead and Baroque Pearl” që kushtojnë 5490 dollarë – të cilët ajo i ka vendosur pothuajse gjatë gjithë verës.
https://www.instagram.com/p/B0miYr0gzer/
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.