Lajmet e fundit

Të paktën 17 vajza kanë mbetur të vdekura nga zjarri që ra në konviktin e shkollës së tyre në veri të Tajlandës.
Zjarri ka shpërthyer në mbrëmjen e së dielës kur shumica prej vajzave të moshës 5 dhe 13 vjeçare, ishin në gjumë.
BBC raporton se 38 nxënëse ishin në konviktin në shkollën “Pithakkiart Ëitthaya” në qytetin Chiang Rai, transmeton Klan Kosova.
2 vajza janë të zhdukura ndërsa 5 të tjera të lënduara, dy prej të cilave shumë rëndë.
Policia e Tajlandës, ka thënë se shkaktari i zjarrit është ende nën hetime.