Një pilot ka vdekur dhe më shumë se 200 hektarë pyll u dogjën pasi një aeroplan zjarrfikës u rrëzua ndërsa po luftonte me një zjarr të madh në Pyllin e mbrojtur Solska të Polonisë lindore, tha të mërkurën ministri i brendshëm i vendit.
Zjarri shpërtheu të martën pasdite pranë fshatit Kozaki në Qarkun Biłgoraj, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Nuk kishte arsye për të dyshuar se zjarri ishte vënë qëllimisht, tha për Radio Zet Ministri i Brendshëm Marcin Kierwiński.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.